Lajme
Gjermania nuk i jep azil lesbikes nga Kosova
Gjermania është e vendosur të kthejë secilin person që i është refuzuar kërkesa për azil. Përjashtim nuk bëjnë as personat me orientim të kundërt seksual. Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë nga Kosova, e cila tek autoritetet gjermane ishte paraqitur si lesbike, por pavarësisht kësaj, Gjermania e ka kthyer në Kosovë. “Policët gjermanë e kanë shoqëruar një lesbike, e cila ishte e strehuar në një shtëpi të grave në Bajernin e Epërme dhe e kanë dërguar në vendlindjen e saj. “Në “vendin e sigurt”, ajo kërcënohet me vdekje”, shkruan queer.de, përcjell albinfo.ch.
Dëbimi i 23-vjeçares lesbike nga Bavaria për në Kosovë, e cila është dërguar të enjten, ka shkaktuar zemërim. Rita Braaz nga këshilli i lesbikëve në Munih “LeTRa” shpjegon se ajo ishte e habitur. “Dëbimi është një shpërfillje masive e lesbikëve, grave dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Braaz. Rasti, sipas saj, tregon se sa jonjerëzore është politika jonë për të drejtat e azilit. Vajza e depërtuar ishte mbështetur dhe këshilluar nga “LeTRa”.
Mediat gjermane shkruajnë se martirizimi i i femrës së dëbuar kishte filluar para gjashtë vjetëve, kur babai i saj e kuptoi për homoseksualitetin e saj. Ai e detyroi atë në moshën 17-vjeçare sa ishte ajo atëherë, të fejohet më një djalë dhjetë vjet më të vjetër se ajo. Prej shumë muajsh ajo ishte “dhunuar” nga i fejuari i saj, ndërsa po ashtu nga vëllai i saj kishte përjetuar torturë, duke fikur cigaren në lëkurën e saj.
Përfundimisht ajo arrin të largohet nga familja dhe të shkojë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, për të studiuar, ku ajo qëndroi fshehur duke jetuar së bashku më një femër tjetër. Familja e ka kërkuar dhe e ka kërcënuar atë edhe më vdekje, ndërkohë nga qeveria lokale nuk ka marrë asnjë mbrojtje. Më në fund ajo vendosi të largohet dhe gjeti rrugën për të ikur nga Kosova për në Gjermani.
Kërkesa për azil i refuzohet
Javëve të fundit ajo gjeti strehim në një strehimore afër Munihut. Kërkesa e saj për azil i është refuzuar, me arsyetimin se Kosova konsiderohet si një “vend i sigurt”. Për femrën nga Kosova ishte ngritur edhe një peticion në parlamentin Bavarez, por as kjo nuk i kishte bërë të mundur qëndrimin e saj në Gjermani.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












