Shkurt.ch
Zvicra, sistemin më të mirë të shkollimit në botë
Sipas një studimi nga WEF, Zvicra ka sistemin më të mirë të shkollimit në botë. Por, në një indeks që hulumtuohen aspekte të ndryshme të tregut të punës, Zvicra vjen në vendin e tretë.
Në indeksin vjetor të organizimit të burimeve njerëzore Zvicra është në vendin e tretë, pas Finlandës dhe Norvegjisë, njofton Forumi Ekonomik Botëror (WEF), përcjell albinfo.ch.
Me përgatitjen profesionale të personelit është numër një shteti helvetik, thuhet në raportin e Davosit. Shumëllojshmëria e aftësive është theksuar gjithashtu.
Nga 130 vende, vetëm 5 prej tyre i shfrytëzojnë 50 për qind të kapacitetit të banorëve të tyre. Zvicra është një nga ato 19 vende që vijnë në një normë prej mbi 80 për qind.
Institucionet arsimore, shkollat e universitetet dhe punëdhënësit duhet t’i trajtojnë këto probleme në kohën e ndryshimit të industrisë dhe në kohë krizash, thuhet në raportin e WEF.
Vendet me reputacionin më të mirë
Sipas rezultateve të anketës së realizuar nga kompania “Reputation Institute”, e para në listën e vendeve me reputacion të mirë është Suedia, përcjell albinfo.ch.
Lista është përpiluar në bazë të asaj se sa janë mikpritëse vendet, të sigurta dhe të bukura, d.m.th., në bazë të 58 mijë votave, të cilat të anketuarit kanë vlerësuar ekonominë e tyre, mjedisin dhe qeverinë.
Vitin e kaluar në krye të kësaj liste ishte Kanadaja dhe lista e këtij viti e 10 vendeve me reputacionin më të mirë është si vijon:Suedia
Kanadaja
Zvicra
Australia
Norvegjia
Finlanda
Zelanda e Re
Danimarka
Irlanda
Holanda.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













