Shkurt.ch
Më shumë se 50.000 të punësuar udhëtojnë me biçikletë
Me rastin e operacionit "Biçikletë për të punuar", mijëra njerëz kanë braktisur makinat e tyre në maj dhe qershor.
Në maj dhe qershor 53.922 punonjës të kompanive të tregtisë kanë lënë makinën e tyre për të shkuar në punë me biçikletë. Operacioni nacional promovon shëndetin në punë nëpërmjet përdorimit të biçikletës.
Në total, të punësuarit kanë udhëtuar me biçikletë mbi 10 milionë kilometra, ekuivalentin e 1.640 tonë CO2, bëjnë të ditur zëdhënësit e operacionit të lartpërmendur. Aksioni u zhvillua në maj dhe qershor, për herë të dymbëdhjetë.
Pavarësisht shiut dhe kohës së ftohtë, kjo iniciativë pati shumë sukses, sidomos në qytet. Mbi gjysma e pjesëmarrësve vijnë nga kantonet Cyrih, Bernë dhe Argovie.
Veprimi i propozuar me biçikletë në punë është i thjeshtë dhe “i lirë”, për të promovuar shëndetin në kuadër të kompanisë. Lëvizja e rregullt ndihmon në ruajtjen e formës dhe shëndetit. Dhe, për këtë, punonjësit nuk duhet të japin kohë shtesë për një sport të tillë.
Pjesëmarrësit kanë kuptuar se udhëtimi me biçikletë u mundësonte atyre ikjen nga kolonat e gjata në trafik. Disa kanë zbuluar madje dhe rrethinat e vendbanimit të tyre falë udhëtimit me biçikletë, pohojnë organizatorët.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër











