Lajme
Hapet konkursi për “Miss Kosova 2016”
Ka filluar aplikimi për “Miss Kosova 2016”. Vajzat nga Kosova dhe diaspora kanë të drejtën e aplikimit, ku dy bukuroshet fituese do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në kompeticionet botërore “Miss Univers” dhe “Miss Earth”.
Organizatorja Agnesa Vuthaj ka paralajmëruar se së bashku më stafin e saj do të mundohen të sjellin një spektakël të denjë para publikut, raporton albinfo.ch.
Ende zyrtarisht nuk është caktuar data e mbajtjes së spektaklit, por ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit pritet që vajza të shumta nga diaspora të jenë pjesë e kësaj gare, ku jo rrallëherë edhe kanë fituar çmime të ndryshme.
Në vitin 2007, në organizimin e Agnesa Vuthajt, fituese e “Miss Kosova” ishte zgjedhur Yllka Berisha. Tre vjet më vonë, në vitin 2010, Kështjella Pepshi, banuese në Zvicër, ishte shpallur “Miss Univers Kosova”. Më të njëjtin çmim një vit më vonë u shpërblye edhe Afërdita Dreshaj, e cila jeton në Amerikë. Të dy vajzat shqiptare kishin përfaqësuar Kosovën në “Miss Univers”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













