Shkurt.ch
Procedurat e shkurta të azilit zvogëlojnë papunësinë
Pritjet e gjata nga procedurat e azilit dëmtojnë karrierën e refugjatëve të pranuar në Zvicër. Kështu tregon një studim i ri, duke dëshmuar argumentet për reformën e fundit të procedurave të azilit për herë të parë në Zvicër.
Më 5 qershor votuesit i kanë thënë “po” rishikimit të ligjit të azilit. Në të ardhmen, shumica e procedurave të azilit do të kryhen në qendrat federale dhe tani do të përfundojnë brenda maksimumi prej 140 ditësh. Vitin e kaluar mesatarisht janë nevojitur 280 ditë deri në një vendim zyrtar të autoriteteve.
Për të praktikuar procedura më të shkurtra të azilit tani ka treguar edhe një studim i shkencave politike nga Dominik HANGARTNER nga Universiteti i Cyrihut, së bashku me kolegët në Universitetin e Stanfordit, i cili u publikua në revistën “Science”.
Hulumtuesit kanë „ekzaminuar“ të dhënat e rreth 17.000 refugjatëve të pranuar përkohësisht në Sistemin Informativ të Migracionit të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM) mes viteve 1994 dhe 2004.
Mundësia e gjetjes së një pune ka shënuar rënie me një të pestën nëse refugjati do të duhet të presë një vit shtesë një vendim të autoriteteve, shkruan Fondacioni zviceran i Shkencës Kombëtare (SNF), përcjell albinfo.ch.
Efekti negativ nga pritjet e gjata nuk mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, si kombësia, gjinia dhe mosha.
Autorët e studimit supozojnë se refugjatët do të dekurajohen gjithnjë me pritje. Megjithatë, në mostrën e tyre të studimit është periudha e pritjes deri në një vendim që zgjat mesatarisht 665 ditë dhe më shumë se dy herë më gjatë se vitin e kaluar.
Një kohëzgjatje e shkurtër e procedurave ndikon, sipas studimit, gjithashtu në kosto. Pra, më shumë se pesë milionë franga në vit mund të shpëtohen nëse reduktohet deri në dhjetë për qind koha e pritjes në Zvicër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














