Shkurt.ch
Nga ky burg zviceran ik çdo i pesti i burgosur!
11 nga 52 të burgosurit i kanë ikur! Drejtoresha nuk mund të sqarojë arsyen e ikjes së kaq shumë të burgosurve brenda shtatë muajve të këtij viti nga burgu që ajo drejton
I gjithë kapaciteti i burgut është për 52 veta ndërsa më shumë se një e pesta e banorëve të tij ose 11 sish, tashmë kanë ikur. Kjo është historia e habitshme e burgut Gmünden në Kantonin Aargau. Por si e shpjegon drejtoresha Horwath këtë dukuri që e bën burgun “e saj” kaq unik?
Ajo sqaron që në fillim se fjala është për burg të tipit të hapur dhe se kriminelët e rëndë parimisht nuk vendosen në një burg të tillë, shkruan tagblatt.ch. Banorët e këtij burgu pra janë të burgosur për qëndrim ilegal në Zvicër, mashtrim, vjedhje ose për delikte të rënda apo të përsëritura në trafik, transmeton albinfo.ch. Nisur nga kjo, të burgosurit e arratisur nuk përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë.
Por, drejtoresha nuk mund të sqarojë arsyen e ikjes së kaq shumë të burgosurve brenda shtatë muajve të këtij viti nga burgu që ajo drejton.
Ajo që Horwath e di me siguri është se janë dhënë urdhra internë për të parandaluar incidentet e tilla, përcjell albinfo.ch. Janë shqyrtuar po ashtu ‘aedhe mundësitë teknike për përmirësimin e standardit të sigurisë së burgut, shkruan gazeta.
Si për ngushëllim, Horwath thekson se mesatarisht dy të tretat e të arratisurve arrihet të kthhen nga policia në burg ose kthehen vullnetarisht aty.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













