Sport
Dëshpërimi i Shqipërisë në Olimpiadë
57 është numri i sportistëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në tetë olimpiada, nga Munih 1972 e deri në Rio 2016
Shqipëria lë prapa krahëve një tjetër olimpiadë te dështuar jo vetëm në garën për medalje, duke mos dalë jashtë traditës edhe në Rio. Shqipëria u paraqit me gjashtë garues, por ishin larg zonës së medaljeve, shkruan albinfo.ch.
Eliminimi i Luiza Gegës thyen parakohe shpresat e shqiptarëve të cilët pas Evropianit të futbollit ëndërronin të shikonin për herë të parë një përfaqësues kuqezi në podiumin olimpik. Por, duke hedhur sytë nga e kaluara, duket se olimpiadat janë një ters për Shqipërinë.
Atletja 27-vjeçare, një muaj para Rios ishte kurorëzuar me titullin nënkampione e Evropës, por në Brazil, ndoshta edhe nga lëndimi, numri dy i kontinentit të vjetër shpërfytyrohet dhe del e 48-ta mes 52 atleteve. Në një mënyrë tjetër, por tersi përcaktoi edhe fatin e kampiones aktuale olimpike Majlinda Kelmendi. Kur garoi në Londër për flamurin shqiptar katër vjet më parë, pejania pretendonte zonën e medaljeve. Por, ajo u rendit vetëm e nënta duke u eliminuar me ngjyrat e Shqipërisë që në turin e dytë. Por vetëm një vit më pas, kur Kosova u pranua, Majlinda nën flamurin e ri u shpall kampione bote. Titull që e fitoi edhe një herë tjetër.
57 është numri i sportistëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në tetë olimpiada, nga Munih 1972 e deri në Rio 2016.
Rezultati më i mirë është ai i peshëngritësit Ymer Pampuri më 1972, i cili do të mbahet mend si kampioni i fundit olimpik në stilin e forcës, si dhe mbajtësi i fundit i rekordit botëror në këtë disiplinë të peshëngritjes që më pas u hoq.
Edhe në Rio e vetmja dritë pozitive ishte ajo e Briken Caljes, i cili në peshën 69 kilogramë humbi vetëm për 10 gramë të peshës personale vendin e pestë, që ishte edhe përgjigja më e mirë ndaj polemikës që ai pati me krerët e Komitetit Olimpik Shqiptar.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?














