Shkurt.ch
Rio 2016: Gratë zvicerane, vetëm me medalje të argjendtë
Timea Bacsinszky dhe Martina Hingis nuk arritën të materializojnë ëndrrën e tyre të arit në Rio. Në një finale të pasigurt, sportistet e Vaud-it dhe St-Gall-it u përulën ndaj ruseve Ekaterina Makarova dhe Elena Vesnina. Ato megjithatë i mundësuan Zvicrës arritjen e katër medaljeve në Rio. Kështu që Zvicra arrin të njëjtin rezultat sikurse në vitin 2012, në Londër, kujton albinfo.ch.
Bacsinszky / Hingis, të cilat mund t’i siguronin Zvicrës titullin e 50-të të Lojërave Olimpike verore, nuk arritën të bëjnë lojën e tyre më të mirë të javës. Çifti zviceran nuk ka arritur të jetë që nga fillimi më i mprehtë, kështu që të dielën pasdite munguan pikat më të rëndësishme të lojës, pohojnë komentatorët e sportit.
Kjo humbje, megjithatë, nuk mund të vërë në pyetje përsosmërinë e palës zvicerane. Sa për kujtesë, njofton albinfo.ch, nuk ka shumë kohë që Timea Bacsinszky dhe Martina Hingis janë bashkuar. Ky bashkim është bërë për shkak të plagosjes së Belinda Bencic, dhe ia vlen të përmendet se Bacsinszky / Hingis kurrë nuk kishin luajtur krah për krah më parë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












