Shkurt.ch
SVP kërkon kontrolle sistematike kufitare
Këshilltari federal, Ueli Maurer, vlerëson punën e rojave kufitare zvicerane në Kuvendin e delegatëve të SVP-së. Sipas tij, bashkëpunimi me Italinë është përmirësuar.
Kryetari i Partisë, Albert ROSTI, thotë se nuk është e mjaftueshme dhe kërkon kontrolle sistematike kufitare, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Partisë në Wettingen, Albert ROSTI, ka shprehur moskuptim e tij në faktin se si Zvicra vazhdon të udhëheqë pa kontrolle sistematike kufitare.
Në fjalën e hapjes së Kuvendit të SVP-së në Wettingen, ROSTI tha se ai nuk e ka kuptuar se si i tërë Këshilli Federal dhe Parlamenti, në krahasim me shumë vende të tjera evropiane, ende nuk e kanë pranuar aplikimin e kontrollimit të kufijve.
Gjithashtu, këshilltari federal i SVP-së, Ueli Maurer, foli për situatën aktuale të refugjatëve në Evropë. Ai vuri në dukje punën e mirë të rojave kufitare.
Situata në kufirin jugor tani është stabilizuar. Gjithashtu për shkak të bashkëpunimit më të mirë me Italinë, thotë ministri zviceran.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











