Shkurt.ch
Dy diplomatë irakianë kontrabanduan 600 mijë pako cigaresh
Janë kapur dy punonjës, përfaqësues të Irakut në zyrën e OKB-së në Gjenevë, të cilët kanë kontrabanduar të paktën tre vjet në mënyrë të paligjshme cigare ”duty-free” në Francë
Bëhet fjalë për rastin e kontrabandimit më të madh me cigare që është kapur vitet e fundit në Zvicër. Dy punonjësit e ambasadës irakiane në Gjenevë e kanë shitur një sasi cigaresh në tregun e zi francez.
Me emrin e koduar “Diplo”, hetuesit zviceranë doganorë kanë zbuluar me sukses një rrjet të kontrabandës me cigare. Janë kapur dy punonjës, përfaqësues të Irakut në zyrën e OKB-së në Gjenevë, të cilët kanë kontrabanduar të paktën tre vjet në mënyrë të paligjshme cigare ”duty-free” në Francë dhe e kanë shitur në tregun e zi.
Lajmin e ka bërë publik “Sonntagszeitung”, përcjell albinfo.ch, duke u bazuar në të dhënat e Administratës federale zvicerane të Doganave.
Në përputhje me rrethanat, punonjësit kanë blerë cigare në shitoret “duty-free” me pakicë në pjesën veriore të Gjermanisë. Për zhdoganim, ata kanë përdorur forma të rreme që atyre u kanë dhënë qasje në privilegjet doganore si diplomatë, ka zbuluar “Sonntagszeitung”.
Dy diplomatët në komunën ndërkufitare të Fernay-Voltaire kishin ruajtur mallra e tyre.
Me fitimin nga kontrabanda diplomatët irakianë kishin krijuar një jetë luksoze.
Njëri nga kontrabanduesit afër Gjenevës kishte një apartament të shtrenjtë dhe një BMW.
Nga taksat e shmangura dhe nga shmangia nga detyrimet doganore të papaguara vlerësohet dëmi deri 2.4 milionë franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












