Shkurt.ch
Levrat, për një “islam zyrtar zviceran” si digë kundër fundamentalizmit islamik
Kryetari i SP/PS: “Ne duhet të mendojmë nëse duhet ta pranojmë islamin si religjion zyrtar dhe me këtë veprim të mos ua lëmë në dorë arsimimin dhe financimin e imamëve qarqeve të huaja dhe ndoshta fundamentaliste”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP/PS) Christian Levrat ka bërë bujë me një qëndrim të tij të publikuar të dielën, ku ai angazhohet për një njohje zyrtare të islamit nga ana e Zvicrës. ai këtë deklarim e ka bërë në një intervistë dhënë gazetës “Sonntags-Zeitung”.
Me njohjen, ose pranimin si religjion zyrtar të islamit, Zvicra fitoin edhe kontrollin mbi këtë religjion, shprehet Levrat.
“Ne duhet të mendojmë nëse duhet ta pranojmë islamin si religjion zyrtar dhe me këtë veprim të mos ua lëmë në dorë arsimimin dhe financimin e imamëve qarqeve të huaja dhe ndoshta fundamentaliste”, është shprehur Levrat.
I pyetur nëse për një gjë të tillë nevojitet një nen i ri mbi religjionin në Kushtetutën Federale, Levrat ka folur për lirinë fetare që garantohet me ligj dhe për përparësinë që duhet të kenë ligjet shtetërore para religjionit, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai dëshiron që debati mbi pozitën dhe pranimin zyrtar të islamit, të zhvillohet në kantone.
Por për të është e imagjinueshme që “në fund të debatit të kemi një nen mbi religjionin”.
Një nen të tillë e kishte kërkuar pak kohë më parë edhe kryetari i ri i CVP/PDC-së, Gerhard Pfister.
Nga ana tjetër, Levrat ka një qëndrim të qartë lidhur me burka-n. “Burja është një burg mobil dhe për këtë arsye ajo nuk guxon kurrë të familjarizohet në Zvicër. Por, në vend të “neneve kushtetuese populiste”, (këtu Levrat mendon për iniciativën e ndalimit të burka-s) duhet siguruar që gratë të cilat detyrohen për të mbajtur këtë mbulesë totale, paraprakisht të këshillohen. Küëshillimet duhet t`i sigurojnë kantonet, ka thënë Levrat.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












