Shkurt.ch
Të rinjtë rrallë kujdesen për kufijtë e shpejtësisë
Shtatë nga dhjetë shoferët në Zvicër kanë deklaruar se herë pas here janë të vetëdijshëm se ngasin shumë shpejt makinat e tyre. Çdo i pesti lexon një sms, sipas një sondazhi, ndërsa shoferët ndonjëherë shkruajnë edhe sms në lëvizje.
Sidomos nëpër autostrada dhe rrugë të gjata shoferët nuk i respektojnë kufijtë e shpejtësisë. Gati dy të tretat e shoferëve pranojnë se kanë kaluar normat e shpejtësisë në dymbëdhjetë muajt e fundit të paktën një herë. Vetëm një e treta e bëjnë të njëjtën në zonat urbane.
Këto statistika i tregon një studim i përbashkët i Zyrës Federale të Statistikave (FSO) dhe Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU). Sidomos të rinjtë i ngasin shumë shpejt automjetet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Gjysma e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion mund të shkaktojnë një aksident për shkak të shpejtësisë së tepruar.
Pakujdesi të madhe tregojnë të rinjtë duke përdorur telefonat celularë. 22 për qind e të anketuarve specifikojnë se kanë lexuar në dymbëdhjetë muajt e fundit të paktën një herë në sms derisa po ngisnin makinat e tyre.
Në lëvizje e sipër çdo i katërti shkruan një SMS. Kjo do të vlerësohet në të gjitha grupmoshat mbi 90 për qind si e rrezikshme ose shumë e rrezikshme.
Sondazhi i përbashkët i BFS-së dhe BFU-s është kryer nga shtatori 2015 duke intervistuar 8531 shoferë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













