Shkurt.ch
Grup pune për “raste ekstreme”
Qeveria e Zvicrës synon të formojë një grup pune për raste ekstreme të katastrofave natyrore
Tërmetet, Cunami dhe katastrofa atomike që ndodhën në të njëjtën kohë në Japoni, kanë tërhequr edhe një herë vërejtjen për rëndësinë që ka përgatitja e mirë për raste ekstreme.
Për të qenë të përgatitur për zhvillime të paparashikueshme, Qeveria e Zvicrës synon të formojë një grup pune për raste të tilla. Grupi i punës do të përbëhej nga specialistë të nivelit federal por do të kishte edhe përfaqësues nga kantonet, njofton drs.ch
Departamentet përkatëse të Qeverisë Federale do të obligohen që deri në mesin e vitit 2012 të dorëzojnë raportet e tyre lidhur me idenë e krijimit të grupit. Ato do të duhet të ofrojnë edhe projekte për ndryshimet eventuale të ligjeve të caktuara në këtë kontekst.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore














