Shkurt.ch
Ndalohet përdorimi i telefonave celularë nëpër shkolla?
Gjatë pushimeve, telefoni nuk duhet të përdoret. Fillimi i vitit të ri shkollor ka sjellë një rregull të re, ngase përdorimi i telefonave celularë në shkollat e Zvicrës Qendrore është bërë gjithnjë e më problematik. Rregulla është që edhe në pushimet 10-minutëshe të mos përdoret telefoni.
Disa shkolla kantonale tashmë i janë përgjigjur kërkesës për të ndaluar telefonat, raporton “Zentralschweiz am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Në Zug, për shembull, vlen për tri javë ndalimi i telefonave celularë për shkollat e mesme dhe të ulëta.
Po ashtu raportohet në shkollat e mesme në Stans, Beromünster LU dhe LU Willisau për rregulla të reja të rrepta.
Në kolegjet në Stans flitet për një përvojë të mirë. “Mësuesit kanë vërejtur se nxënësit janë të përqendruar dhe flasin më shumë me njëri-tjetrin”, thotë Rektori Patrik Eigenmann.
Por ka edhe shkolla të mesme, si Alpenquai, kantoni në Luzern, të cilat nuk kanë zbatuar kufizime jashtë klasës.
Se nuk janë vetëm shkollat të përkushtuara për këtë temë, por është një dëshirë edhe e prindërve, tregon një studim shkollës kantonale Seetal të Lucernit, i realizuar në qershor 2016. Nga 176 çifte të prindërve, të cilët kishin marrë pjesë në studim, 166 prej tyre kanë mbështetur një kufizim në përdorimin e “smartphoneve” nëpër shkolla.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











