Shkurt.ch
41 të infektuar me virusin Zika në Zvicër
Në javën e parë të shtatorit janë raportuar katër raste të reja të infektimit me virusin Zika në Zvicër. Në përgjithësi, numri i rasteve të regjistruara u rrit në 41. Kjo del nga buletini i fundit i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), i cili është publikuar të hënën. Virusi është përhapur në Amerikën Jugore dhe Qendrore dhe Karaibe që nga maji 2015. Duke u grumbulluar rastet sidomos në Brazil.
Virusi transmetohet nga mushkonjat e caktuara. Edhe një infeksion me anë të marrëdhënieve seksuale është i mundur.
BAG në faqen e saj ka vënë në dispozicion për qytetarët nga Zvicra listën e vendeve ku përhapet virusi Zika.
BAG rekomandon në mënyrë të veçantë për t’u mbrojtur nga pickimi i mushkonjave.
Infeksioni me virusin Zika mund të shkaktojë komplikime neurologjike.Te gratë shtatzëna virusi mund të ndikojë që fëmijët e tyre të lindin me mikrocefalia. Në këtë rast, fëmijët kanë një kokë jashtëzakonisht të vogël, e cila mund të shkaktojë probleme të rënda zhvillimore.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













