Shkurt.ch
Refugjatët padisin Gjermaninë për përpunimin e ngadalshëm të kërkesave për azil
Më shumë se 7,000 refugjatë e kanë humbur durimin me autoritetet gjermane për vonesën e tyre në përpunimin e kërkesave për azil dhe kanë ngritur padi kundër shtetit. Deri në qershor është raportuar për 7014 padi kundër Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), sipas mediave gjermane.
Më shumë se 7,000 refugjatë e kanë humbur durimin me autoritetet gjermane për vonesën e tyre në përpunimin e kërkesave për azil dhe kanë ngritur padi kundër shtetit.
Deri në qershor është raportuar për 7014 padi kundër Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), sipas mediave gjermane.
Shifrat janë dyfishuar në tremujorin e parë të vitit 2016. Nga fundi i marsit janë regjistruar 3271 ankesë të tilla ndërsa në maj janë pranuar edhe 5,800 ankesa nga refugjatët.
Sevim Dagdelen, një komisioner gjerman për integrimin dhe deputet nga partia e majtë, fajësoi qeverinë për rritjen e numrit të ankesave nga refugjatët.
“Dyfishimi i numrit të ankesave rreth dështimit është dëshmi e dështimit të qeverisë.”, tha ajo.
Fakti që azilkërkuesit duhet të presin muaj apo edhe vite para se të mund të aplikojnë dhe pastaj të presin që ajo të jenë të përpunuara është “helm për integrimin e refugjatëve,” shtoi Dagdelen.
Zëdhënësja e BAMF, megjithatë, e quajti përhapjen e padive “fenomen të përkohshëm”, duke thënë se numri ka gjasa të zvogëlohet.
Deri në 300,000 refugjatë pritet të mbërrijnë në Gjermani këtë vit, tha Frank-Juergen Wise, kreu i zyrës për migrim në vend. Numri është dukshëm më i ulët se shifrat e vitit të kaluar. Në vitin 2015, Gjermania mirëpriti më shumë se një milion refugjatë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













