Shkurt.ch
Alarmi i rrejshëm për bombë i kushton 90 mijë franga
41-vjeçarja nga Annecy francez ka bërë alarm të rrejshëm për të parandaluar takimin e burrit të saj me një të dashur të re
Një grua, për motive xhelozie kishte alarmuar në korrik në Aeroportin e Gjenevës një kërcënim për bombë.
Postblloqe në rrugët e hyrjes, kontrolle sistematike në të gjitha dyert, policë të armatosur me automatikë. Aeroporti i Gjenevës ishte më 27 korrik në gatishmëri të lartë.
Arsyeja e këtij mobilizimi, ishte një telefonatë për bombë. Një grua ka pretenduar këtu se një person do të vinte me një bombë në sektorin francez të aeroportit.
“Akti i xhelozisë”
Por kjo ishte një alarm i rremë. Kjo thirrje kësaj gruaje tani do t’i kushtoje shtrenjtë, shkruan “Le Matin”, përcjell albinfo.ch. Në fakt, policia kantonale e Gjenevës, i dërgoi zonjës në fjalë një faturë prej 90 mijë frangash.
41-vjeçarja nga Annecy francez ka kërkuar për të parandaluar takimin e burrit të saj me një të dashur të re. Prokurori Eric Maillaud ka thënë se bëhej fjalë për një “akt të xhelozisë”.
Në aeroport ishin alarmuar 150 policë dhe doganierë. 41-vjeçarja ishte zbuluar menjëherë pas incidentit nga ana e autoriteteve dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











