Integrimi
“Brucoshët” e këtij viti mirëpriten nga Shoqata “Studenti” në Cyrih
Këtij takimi i janë bashkuar një numër mjaft i madh i studentëve, të cilët studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta të Cyrihut. Takimi i së martës ishte një mundësi e mirë për shkëmbim të përvojave dhe krijimin e lidhjeve mes gjeneratave të ndryshme të studentëve shqiptarë
Në kuadër të takimit tashmë tradicional,“Old meet young” (Të vjetrit takojnë të rinjtë), shoqata “Studenti” mbrëmjen e së martës në Cyrih ka organizuar takimin mes studentëve të gjeneratave të ndryshme, me ç’rast studentët e rinj “brucoshët”, kanë pasur rastin të takohen me studentët e ‘vjetër’.
Këtij takimi i janë bashkuar një numër mjaft i madh i studentëve, të cilët studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta të Cyrihut. Takimi i së martës ishte një mundësi e mirë për shkëmbim të përvojave dhe krijimin e lidhjeve mes gjeneratave të ndryshme të studentëve shqiptarë, raporton albinfo.ch.
Mbrëmja e përbashkët e Studentëve përveç frymës pozitive, ka pasur edhe të veçantën e saj, një numër të konsiderueshëm të studentëve të rinj që ishin prezent. Në fjalën hyrëse kryetarja e shoqatës Arbnora Aliu, ka treguar që për këtë vit kanë të evidentuar një numër prej rreth 36 studentëve të vitit të parë, gjegjësisht student që vijnë për herë të parë në një aktivitet të shoqatës.
Takimi vjetor, “Old meet young”, ka kaluar nën një atmosferë të këndshme rinore, gjatë të cilit takim nuk kanë munguar bashkëbisedimet mes studentësh të përcjella me batuta mirëseardhëse. Ajo që bije në sy ishte përkushtimi i studentëve të rinj që kishin bërë bashkë ”sy e veshë” për të nxjerr mësime nga përvojat e studentëve të tjerë për punën dhe angazhimet që i presin ata gjatë studimeve.
Organizimet e radhës së Shoqata „Studenti” për pjesën e mbetur të vitit do të përcjellën me ligjëratë mbi “Historinë shqiptare”, nga dy historian Robert Elsie & Oliver Jens Schmitt. Për të vazhduar me aktivitete tjera siç është festa e “28 Nëntori”, si dhe organizimi i një ligjërate me tematik “Universin” nga Laura Mersini.
Shoqata „Studenti” e themeluar nga viti 2000 qëllim kryesore ka vendosjen e lidhjeve në mes të studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta të Cyrihut. Prezantimi dhe afirmimi i kulturës shqiptare, po ashtu është njëri nga misionet e shoqatës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë Shumë drejtues automjetesh mendojnë se kalimi në korsinë tjetër në momentin e fundit, kur njëra korsi... -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit















