Tematike
Këto janë ndryshimet që i presin pensionistët e Zvicrës me reformën e pensioneve
Reforma, në radhë të parë nënkupton ngritjen e moshës së pensionimit për gratë, kursimet në pensionet e të vejave dhe ngritjen e kontributeve për arkat e pensionimit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka përmbyllur sot debatin e gjerë mbi pensionet gjegjësisht mbi reformën në këtë fushë. Me votat 106 pro dhe 55 kundër, është miratuar me shumicë drafti i prezantuar, bën të ditur srf.ch.
Në favor të draftit kanë votuar SVP, FDP dhe Liberalët e Gjelbër. Ndërsa kundër ishin SP, Të Gjelbrit, ndërkohë së CVP ishte e përmbajtur.
Reforma, në radhë të parë nënkupton ngritjen e moshës së pensionimit për gratë, kursimet në pensionet e të vejave dhe ngritjen e kontributeve për arkat e pensionimit, transmeton albinfo.ch.
Drafti tash i kalon për votim Dhomës së Kantoneve.
Këto janë ndryshimet më të rëndësishme që ka bërë parlamenti në fushë të pensioneve:
- Dhoma Nacionale ka ngritur moshën për pensionim të grave në 65 vjet. Me këtë vendim, ajo ka ndjekur veprimin e Dhomës së Kantoneve dhe kështu, kjo pikë bëhet automatikisht pjesë e pakos së reformimit të Ligjit mbi Pensionet.
- Një mekanizëm stabilizues për AHV (pensionet e moshës dhe trashëgimisë) do të vendoset në kushtetutë. Mekanizmi që do ta mundësojë këtë shtyrje “me kusht” të moshës për pensionim ka dy shkallë. Sapo fondi për kompensim kërcënohet të bjerë nën masën 100 për qind sa u përket shpenzimeve vjetore, Këshilli Federal detyrohet t`i propozojë parlamentit marrjen e masave për korrektim, transmeton albinfo.ch. Dhe kur fondi në fjalë bie në 80 për qind, mosha e pensionimit do të rritet në 67 vjet.
- Gratë mbi moshën 45 vjeçare nuk do të kenë të drejtë automatike për të marrë pensionin e vejushës.
- Dhoma Nacionale ka hedhur poshtë shtesën prej 70 frangash në muaj në pensionet e reja AHV, shtesë të miratuar më parë nga Dhoma e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














