Sport
Të dëshpëruar me humbjen
Kosova pësoi 6:0 dhe kjo sigurisht se nuk u prit mirë në kampin kosovar, megjithatë, tani i pret ndeshja me Ukrainën
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka folur pas humbjes me rezultat 0:6 ndaj Kroacisë, shkruan albinfo.ch.
Bunjaki ka thënë se do të mësojnë nga gabimet dhe shpresojnë ndaj Ukrainës të kenë një rezultat pozitiv. “Në pjesën e parë patëm mundësi të shënojmë. Kishim një kundërshtar të rrezikshëm. Edhe tri ditë e kemi lojën tjetër dhe duhet të shkojmë tutje”.
“Reparti defanziv? Kemi bërë ndryshime, tani do të bëjmë rotacione. Mirëpo nëse analizojmë rastet, më vjen keq për golin e fundit pasi ishte i panevojshëm, ndërsa në tre golat e parë ata treguan kualitetin”.
“Duhet të kuptojmë se kjo kombëtare është në rritje dhe ka vend për përmirësime. Qëllimi jonë ka qenë të luajmë 4-2-4, pasi doja t’i ndalja pasimet në mesfushë dhe harkimet. Por, edhe ne kemi pasur raste dhe mendoj se është dashur të shënojmë, kemi ndryshuar vazhdimisht dhe jemi munduar të përshtatemi kundërshtarit”.
“Pikat pozitive? Përfundimet e shumta të aksioneve, kemi pasur posedim të mirë, nuk duhet të shohim vetëm zi. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë”.
“Ukraina? Do të analizojmë këtë ndeshje dhe të përmirësohemi, do të jetë një sfidë e fortë. Falënderojmë tifozët dhe besoj pas dy vitesh do të përmirësohemi shumë dhe do të tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj përfaqësuese”, ka thënë Bunjaki.
Anësori i Kosovës, Bernard Berisha, ka folur pas humbjes ndaj Kroacisë. “Kemi talente shumë, por ata duhet të luajnë sikur në ekipet e veta, të japin maksimumin edhe për Kosovën. Jemi përgatitur më mirë, por ndodhi. Ndaj Ukrainës do të bëjmë një tjetër paraqitje”, ka thënë Berisha pas ndeshjes.
“Rezultati është i rëndë. Besoj që është normal të humbim nga Kroacia edhe pse na vjen shumë keq sepse kemi dashtë të arrijmë një rezultat më të mirë për vendin tonë. Na vjen shumë keq, ndodhën gabime të vogla, që ndikuan në këtë humbje. Kërkojmë falje për tifozët, për popullin. Por jemi të rinj, do të rrezikojmë me top. Qëllimi jonë është që të forcohemi sepse jemi të rinj, nuk duhet të zhgënjehemi, kemi ekip të ri”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune Nëse centralet bërthamore do të autorizoheshin përsëri në Zvicër, kjo do të kishte një ndikim negativ... -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen












