E-Diaspora
Ia prishi kopshtin me hardhi, shqiptari ia fal zviceranit
Bëhet fjalë për Abdulla Alili, një intelektual me origjinë nga Kumanova, i cili është pronar i picerisë “Romantika” në Cyrih.
Pjesa më e bukur e këtij restoranti është kopshti me hardhi, të cilën pronari e ka rregulluar me shije. Por shijen e këtij kopshti me hardhi e prishi këtë javë një fqinj zviceran që banonte në katin e pestë mbi restorantin “Romantika”.
“Unë kur erdha të mërkurën në punë, në orën 9:30, thotë Abbdulla Alili për albinfo.ch, u habita kur pashë gjësende, si shtratin, këpucët, veshmbathje, tavolina, etj., as veturën nuk kisha ku ta parkoja, e vetmja gjë që bëra, “e lajmërova policinë”, thotë ai.
Në bashkëpunim me policinë u hoqën gjësendet si dhe u gjet personi, i cili në gjaknxehtësi në grindje me të dashurën e tij i kishte hedhur këto gjëra në rrugë e mbi hardhi.
Ajo që më ka penguar është indiferenca e njerëzve që e kanë parë këtë gjendje dhe s’e kanë lajmëruar policinë.
Fatime Alili tha për albinfo.ch se ata nuk e njohin personin, por se ata janë vetëm pre e problemeve të tyre.
“Nuk e kanë bërë për të na lënduar neve. Ata ishin të rinj, kërkuan falje, i morën sërish gjërat e tyre, shtratin e gjuajtur, veshmbathjet, tavolinat, etj.”, thotë zonja Alili.
Por, për fat të mire, nuk është dëmtuar restoranti dhe asnjë person nuk është lënduar, ngase ngjarja kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit kur janë hedhur këto gjëra, po edhe kulmi i hekurt i hardhisë i ka mbrojtur dritaret e picerisë.
Abdulla Alili e ka falur fajtorin. Ai për albinfo.ch tha se të rinjtë duhet këshilluar, edhe për pasojat duhet informuar, por kurrë, sipas tij, nuk duhet etiketuar.
“Etiketimi në baza etnike, fetare e kulturore sjell të këqija. Si mund të them unë se dy të rinj zviceranë e prishën kopshtin e picerisë sime! Kjo është absurde. Ata janë vetëm dy të rinj. Nuk lidhet faji me fe e as kombësi”, thotë Alili me origjinë nga Kumanova.
Kur shqiptarët po etiketohen për këso problemesh, atëherë kjo po e prish imazhin tonë në Zvicër, për Abdulla Alili thotë se kur i lexon këto etiketime nëpër media, i vjen shumë rëndë. “I keqi apo e keqja as nuk është shqiptar, as italian, as zviceran…, thjesht dukuria e keqe është vetëm e keqe”, thotë Alili.
Por, familja Alilili shprehet për albinfo.ch se edhe kur kanë udhëhequr restorantin e parë, e më pas edhe hotelin, asnjëherë nuk janë ballafaquar me probleme të tilla.
“Është hera e pare, e shpresojmë edhe e fundit”, shprehet për albinfo.ch familja Alili.
“Jemi të integruar mirë në shoqëri dhe shumë falënderues ndaj shoqërisë zvicerane për të mirat që i kanë bërë kundrejt shoqërisë sonë. Zviceranët na kanë mbështetur si popull sot dhe në kohë të vjetra. Duhet të jemi falënderues ndaj tyre, kjo është e vërteta”, thotë në fund pronari i restorantit “Romantika” në Cyrih, Abdulla Alili.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune Nëse centralet bërthamore do të autorizoheshin përsëri në Zvicër, kjo do të kishte një ndikim negativ... -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen















