Shkurt.ch
Zvicër, vende të lira pune në ndërtimtari
Këtë vjeshtë, më shumë njerëz janë duke u kërkuar në sektorin e ndërtimit dhe në administratë në Zvicër. Edhe pse ofertat për punë kanë mbetur në nivelin e tremujorit të kaluar, në tremujorin e tretë megjithatë numri i vendeve të lira është rritur me 2 për qind.
Kjo është bërë publike nga indeksi i punës nga Adecco. Gjatë këtij viti 2016, indeksi ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm në nivel të lartë, në bazë të njoftimit, përcjell albinfo.ch. Indeksi i punës është 12 për qind më i lartë se vitin e kaluar.
Në vjeshtë kishte më shumë vende të lira, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, e cila u rrit me më shumë se një të katërtën në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, ofertat e punës janë zvogëluar me 14 për qind që nga fillimi i vitit.
Nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës në administratë është në rritje. Vendet e lira u rritën me 6 për qind nëkrahasim me tremujorin e verës, në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 25 për qind.
Indeksi “Market Job Adecco” është publikuar nga Adecco, një ndërmjetës personal, në bashkëpunim me Job Market Monitor (SSM) në Institutin e Sociologjisë të Universitetit të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













