Shkurt.ch
Çdo i dhjeti i punësuar vuan nga depresioni
Punëtorët që vuajnë nga depresioni çdo vit mesatarisht marrin 36 ditë të lira, dhe zakonisht këtë e bëjnë gjermanët, britanikët dhe danezët, e shumë pak turqit.
Çdo i katërti punëtor që vuan nga depresioni ka pranuar se nuk i ka treguar shefit për sëmundjen nga frika se do të mbetet pa punë. Kjo konfirmohet nga një studim ndërkombëtar të 7.000 njerëzve, i kryer në Britani të Madhe, Itali, Gjermani, Danimarkë, Spanjë dhe Francë.
Pothuajse çdo i dhjeti punëtor mori kohë të lirë për shkak të depresionit. Këtë kryesisht e bëjnë gjermanët, danezët dhe britanikët. Punonjësit që vuajnë nga depresioni, mesatarisht çdo vit marrin 36 ditë të lira dhe ekspertët paralajmërojnë se punëtorët e tillë çdo vit i kushtojë kompanisë disa mijëra euro. Përveç që marrin ditë të lira, punëtorët që vuajnë nga depresioni nuk janë edhe efikas. BE-së vetëm në vitin 2010 i kanë kushtuar humbjet e tilla deri në pothuajse 100 milionë euro.
Një e treta e menaxherëve pranojnë se nuk e kanë krijuar një sistem adekuat të punës me punonjësit, të cilët janë duke luftuar me këtë sëmundje dhe nuk e dinë se si mund t’i ndihmojnë ata.
“Depresioni është një sfidë për kompanitë dhe shoqërinë në përgjithësi. Duke pasur parasysh se shkakton dëme të mëdha, ka nevojë për vëmendje të organeve drejtuese të BE-së”, tha politikani britanik në Parlamentin Evropian, Stephen Hughes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











