Shkurt.ch
Trefishohet numri i të huajve që u refuzohet hyrja në Zvicër
Shkak për këtë rritje qëndron para së gjithash te tentimi i të dyshuarve për xhihadizëm për të hyrë në Zvicër
Gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti autoritetet federale kanë shqiptuar tashmë trefish më tepër ndalesa të hyrjes së të huajve në Zvicër në krahasim me gjithë vitin e kaluar. Me shifra kjo duket kështu: Zyra Federale për Polici, Fedpol deri në fund të shtatorit 2016 ka shqiptuar 97 ndalesa të hyrjes, ndërsa gjatë gjithë vitit 2015 vetëm 28 vendime të tilla.
Sipas zyrës në fjalë, shkak për këtë rritje qëndron para së gjithash te tentimi i të dyshuarve për xhihadizëm për të hyrë në Zvicër.
Fedpol ka konfirmuar një raportim që lidhur me këtë e ka bërë gazeta “Schweiz am Sonntag”. Para se t`i shqiptohet një të huaji vendimi për ndalim të hyrjes në Zvicër, Fedpol koordinohet së pari me Shërbimin Federal të Zbulimit (NDB), transmeton albinfo.ch. Fedpol dhe NDB pastaj vendosin se ndaj kujt vihet ndalesa në fjalë.
Zyra Federale ndalesën e vendos sipas rastit, për disa ditë, për disa vite ose madje edhe për kohë të pakufizuar, parashihet në Ligjin për të Huajt.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













