Lajme
Pacolli vjen në Cyrih në një debat publik me qytetarë të Kosovës
Një debat publik me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, mbi zhvillimin ekonomik dhe punësimin, do të mbahet me qytetarët e Kosovës në Cyrih.
Të dielën, më 6 nëntor, prej orës 16:00, Behgjet Pacolli do të jetë në Hotel Belvoir, Adresa: Saumerstrasse 37, 8803 Ruschlikon, në Cyrih.
Ky takim është organizuar nga dega e AKR-së në Zvicër me tematikë zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Nga organizatori është njoftuar se në këtë debat të hapur për qytetarë do të trajtohen tema me rëndësi ekonomike e politike për Kosovën, Trepça, vizat e tema të tjera aktuale.
Me këtë turne në Kosovë dhe në diasporë, Pacolli po duket të jetë mobilizuar për një rikthim në politikën e Kosovës, pas rënies që kishte pasur në zgjedhjet parlamentare kur nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor.
“Pacolli në këto takime ka kritikuar qeverisjen e Kosovës, familjarizimin, nivelin e lartë të korrupsionit dhe gjendjen e pashpresë të rinisë së Kosovës, duke paraqitur njëkohësisht vizionin dhe përkushtimin e tij për një qeverisje dinjitoze, për punësim dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Degës së AKR-së në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Dega e AKR-së në Zvicër u bën ftesë publike të gjithë qytetarëve të Kosovës me qëndrim në Zvicër që të marrin pjesë në këtë takim, siç thuhet, fuqizues për konsolidimin e AKR-së me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekonomike e politike në Kosovë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Nëntor 2016
- Ora16:00
- Data e përfundimit6 Nëntor 2016 - 18:00
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës













