Lajme
Fillon procesi gjyqësor për vrasjen e Enver Hadrit
Të akuzuarit në këtë gjykim, janë Veselin Vukotiq, Bozidar Spasiq dhe Andrija Draskoviq. Të tre po akuzohen në mungesë, pasi autoritet serbe refuzojnë që t’i dorëzojnë
Në vitin 1990, politikani kosovar, Enver Hadri ishte vrarë në Saint Gilles nga mafia serbe, me urdhrin e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq. 26 vjet më pas synohet që drejtësia të vjen në vendin e vet, shkruan ‘dhnet.be’.
Kjo është një sprovë e madhe për gjyqtarin në Belgjikë, që nuk është ballafaquar me raste të tilla. Të akuzuarit në këtë gjykim, janë Veselin Vukotiq, Bozidar Spasiq dhe Andrija Draskoviq. Por, që të tre nuk ndodhen prapa grilave, përcjell albinfo.ch.
“Vetëm fillimi i procesit të gjykimit është një ngjarje në vete”, thotë Christophe Marchand, avokati i familjes Hadri.
Historia është e gjatë. Ajo nisi më 25 shkurt 1990, kur ditën e diel, Enver Hadri, politikani aktivist ishte duke vozitur një ‘Opel Kadet’ dhe derisa ishte ndalur në semafor arrin në ‘Golf VW’ dhe njëri nga udhëtarët hapi dritaren dhe e qëlloi me pistoletën e tij pa gjurmë, derisa dëshmitarët nuk arritën të shohin autorët.
Ky hetim është kryer në disa vende evropiane. Familja e tij pretendon se vrasja është kryer nga shërbimi sekret i Serbisë. Nuk është një teori e gabuar, pasi agjentët e shërbimit jugosllav kishin kryer edhe vrasje të tjera, madje krenoheshin.
Në vitin 1990 ende ekzistonte Jugosllavia, derisa president ishte Sllobodan Millosheviq, me programin e tij ekstrem, sidomos kundër shqiptarëve të Kosovës.
Të tre po akuzohen në mungesë, pasi autoritet serbe refuzojnë që t’i dorëzojnë. Tre të përmendurit janë të njohur për vepra tjera penale.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














