Shkurt.ch
Kombëtares zvicerane në olimpiadë mund t`i bashkohet edhe Nikçi!
Nga kombinimi për përfaqësuesen zvicerane, për shkak të moshës, do të bien 9 lojtarë.Adrian Nikçi mund të përfitojë nga kjo
Përfaqësuesja U21 e futbollit zviceran, bashkë me vendin e dytë që zuri në Kampionatin Evropian të kësaj kategorie, fitoi edhe të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në vitin 2012 në Londër.
Por, meqë rregullat e lojërave olimpike ndryshojnë nga ato të kampionateve, për angazhimin e një numri të konsiderueshëm të lojtarëve të kombëtares zvicerane qysh tash paraqiten disa pikëpyetje.
Së pari, siç shkruan gazeta zvicerane Blick, olimpikët nuk parashohin ekipe me 23 lojtarë por me vetëm 18 sish. Kjo rregull i nxjerr jashtë loje përnjëherë 5 futbollistë nga përbërja e tashme e gjerë.
Ndërsa rregulla tjetër thotë se lojtarët që mund të angazhohen në Lojërat olimpike nuk bën të jenë të lindur para 1 janarit 1989 (në kampionat si datëlindje më e vjetër e lejuar ka qenë 1 janar 1988), pra të mos kenë më shumë se 23 vjet. Kjo rregull përjashton përnjëherë edhe disa lojtarë tjerë.
Kështu, nga kombinimi për përfaqësuesen zvicerane për shkak të moshës do të bien lojtarët si: Sommer, Lustenberger, Costanzo, Berardi, Hochstrasser, Pavlovic, Frank Feltscher, Klose dhe Fickentscher.
Ndërkaq, duke qenë të gjithë në moshë shumë të re, asnjëri nga 5 futbollistët shqiptarë (Shaqiri, Mehmedi, Xhaka, Abrashi dhe Kasami) nuk do të bien nga kombinimi i Olimpiadës 2012.
Për më tepër, sipas gazetës Blick, edhe një lojtar tjetër shqiptar mund t`i bashkohet ekipit olimpik. Ai është Adrian Nikçi, i cili ka luajtur me mjaft sukses në sezonin pranveror për skuadrën FC Zürich.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












