Shkurt.ch
Zvicra tërheq nga Prishtina diplomatin e fajësuar për vjedhje
Ministria e Jashtme e Zvicrës e ka tërhequr diplomatin në Zvicër. Por, sipas policisë kosovare, ai nuk ka bërë veprime të dënueshme
Policia e Kosovës nuk ka nisur hetime ndaj diplomatit të lartë zviceran, i cili fajësohet se është kapur duke vjedhur. Sipas saj, nuk ka pasur ndonjë veprim të dënueshëm në këtë mes. Por, megjithatë Ministria e Jashtme e Zvicrës e ka tërhequr diplomatin e përmendur në Zvicër. Kështu shkruan portali 20minuten.ch.
Javën e kaluar patën shpërthyer akuza sipas të cilave zëvendësi i ambasadorit zviceran në Kosovë ka vjedhur preparate për dobësim në një studio fitnesi në Prishtinë. Akuzat ishin mbështetur edhe në filmime të kamerave të vëzhgimit.
Pas disa ditë heshtjeje, sot departamenti i punëve të jashtme i Zvicrës (EDA-DFAE) ka pohuar se për autoritetet kosovare çështja është çështje e zgjidhur tashmë. Policia, sipas saj nuk ka parë baza për hetime të mëtejme sepse nuk ka veprim të dënueshëm.
Por, megjithëkëtë, zëvendësi i ambasadorit nuk do të mbetet pa pasoja. Ai, së paku, përkohësisht do të tërhiqet në Zvicër, ka njoftuar EDA. Kjo e fundit ka kumtuar se këtë veprim e ka bërë “duke pasur parasysh se përmes rastit të ndodhur është shkaktuar dëmtim imazhi “.
EDA-DFAE nuk ka precizuar nëse kjo tërheqje do të thotë edhe fund i karrierës në Ballkan të diplomatit të apostrofuar. “Vendimi se si do të veprohet më tutje do të merret pas kthimit të punëtorit tonë këtu dhe pas analizës së ngjarjeve”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











