Tematike
Pasaporta zvicerane, më së lehti fitohet në Gjenevë
31 veta në 1000 të huaj e marrin pasaportën e lakmuar zvicerane, gjegjësisht vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë qytet-kanton janë natyralizuar 6100 të huaj
Ata të huaj që duan të marrin më shpejt pasaportën, por që, u mor vesh, i plotësojnë kushtet bazë, do të ishte mirë t`ia mësynin Gjenevës! Qyteti më perëndimor i Zvicrës ka dendësinë më të madhe të të huajve të natyralizuar, në nivel të Zvicrës, shkruan 20minuten.ch. 31 veta në 1000 të huaj e marrin pasaportën e lakmuar zvicerane, gjegjësisht vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë qytet-kanton janë natyralizuar 6100 të huaj.
Statistikat e realizuara për gjithë Zvicrën ndërkaq tregojnë për dallime të mëdha sipas kantoneve dhe regjioneve, sa u përket praktikave të natyralizimit, transmeton albinfo.ch. Kështu, kantoni më “koprrac” në dhënien e pasaportës zvicerane konsiderohet kantoni Glarus. Këtu, në 1000 të huaj gjatë vitit të kaluar janë bërë zviceranë vetëm 8.3 veta që i bie katër fish më pak se në Gjenevë! Ndërsa Cyrihu me 25.6 është menjëherë pas Gjenevës.
Eksperti i njohur i integrimit, Thomas Kessler e shpjegon këtë diferencë me frymën liberale, të ndikuar nga Franca, që mbretëron në natyralizimin e të huajve, në Gjenevë. Po ashtu në disa qytete më të përparazuara, natyralizimi është vetëm akt administrativ. Nga ana tjetër, në disa komuna të kantoneve të Zvicrës qendrore ka akoma bashkësi të qytetarëve (formë e vjetër e organizimit në Zvicër) të cilat vendosin për dhënien ose jo të shtetësisë zvicerane.
E pakënaqur me rregullimin e ndryshëm në kantone të ndryshme, deputetja e gjelbër, Sibel Arslan ka kërkuar unifikim ose të paktën harmonizim të praktikave natyralizuese, në nivel vendi. Ajo tregohet veçanërisht kritike ndaj praktikës ku bashkësia e qytetarëve vendos për këtë çështje, përcjell albinfo.ch. Në këto raste kemi arbitrarizëm, shkelje të të drejtave të njeriut, të privatësisë etj. ka thënë Arslan.
Ndërsa kolegu i saj nga SVP, Andreas Glarner mendon krejtësisht ndryshe. “Nëse natyralizimi do të bëhet akt administrativ atëherë do të kemi natyralizim masiv dhe pa u kujdesur për shkallën e integrimit ose njohjen e gjuhës së vendit. Në Gjenevë secilit që e kërkon, thjesht i thuhet OK, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në komunat ku vendos bashkësia e qytetarëve, gjendja shikohet më detajisht. Dhe, ai që është përpjekur për t`u integruar, natyralizohet pa problem”.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale