Tematike
Ballkanasit e dikurshëm, myslimanë të sotëm
Perceptimi i islamit si pjesë e konfliktit ndërkombëtar dhe luftërave është bartur në mënyrë paushalle mbi myslimanët e Zvicrës
Në një shkrim të botuar sot, gazeta Tages Anzeiger merret me fenomenin e perceptimit të myslimanëve si rrezik për Zvicrën. Artikulli mbështetet në një studim që kanë realizuar studiuesit Patrik Ettinger dhe Kurt Imhof nga një institut studimesh në kuadrin e Universitetit të Cyrihut.
Migrantë myslimanë kanë ardhur në Zvicër që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Por, opinioni zviceran i ka perceptuar ata si turq ose si jugosllavë meqë religjioni asokohe nuk luante ndonjë rol. Por, kjo ka ndryshuar pas sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA dhe sulmeve tjera në vijim. Teza e Huntingtonit mbi “përplasjen e civilizimeve” në mes të botës perëndimore dhe asaj islame në këtë sfond ka gjetur truallin e saj të përshtatshëm.
Dy studiuesit nga Cyrihu në studimin e prezantuar kanë hulumtuar mënyrën se si perceptohet pakica myslimane në Zvicër nisur nga raportimet e medieve, por edhe nga kërkesat dhe mocionet parlamentare, që bëhen rreth saj.
Ky perceptim i islamit si pjesë e konfliktit ndërkombëtar dhe luftërave, vazhdon studimi, është bartur në mënyrë paushalle mbi myslimanët e Zvicrës. Kështu, të huajt me besim islam janë perceptuar në mënyrë kolektive si myslimanë dhe si kërcënim për Zvicrën, me gjithë faktin se vetëm një pakicë e vogël e tyre kanë orientim fundamentalist. Ky këndvështrim për myslimanët, thuhet më tutje në studim, është nxitur para së gjithash nga SVP 8UDC).
Përmes pllakateve të ndryshme në fushatat për votime ose referendume, kjo parti ka vënë theksin gjithnjë më shumë në aspektin religjioz të të huajve. Kritikat nga partitë tjera nuk e kanë bindur SVP-në të reflektojë lidhur me këtë qëndrim të saj. E gjithë kjo ka bërë “që në komunikimin publik në Zvicër të krijohet një pakicë myslimane”, ka thënë njëri nga autorët e studimit, Ettinger.
Sipas tij edhe mediet kanë rolin e tyre negativ në krijimin e kësasj pasqyre. Ato gjithnjë më shpesh i cilësojnë myslimanët si njerëz “me potencial dhune” ose si “të paarsimuar”. Kjo vjen para së gjithash për faktin se mediet, sipas rregullit më shumë vend i japin pozicioneve dhe veprimeve provokative, thotë veç tjerash Ettinger, njëri nga autorët e studimit.
Studimi është realizuar në kuadrin e Programit Nacional Hulumtues “Bashkësitë fetare, shteti dhe shoqëria”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













