Shkurt.ch
Sot zviceranët vendosin për mbylljen e centraleve atomike
Krahas votimit në nivel nacional për braktisje të nergjisë nukleare, sot në Zvicër do të mbahen votimet për iniciativa kantonale në 7 kantone si dhe raundi i dytë i zgjedhjeve të qeverisë, në tre kantone
Sot, më 27 nëntor, zviceranët me të drejtë vote do të vendosin për ose kundër Iniciativës Popullore për braktisje të Energjisë Nukleare. Me këtë iniciativë kërkohet që të gjitha centralet nukleare të Zvicrës, të shkyçen më së voni kur t`i mbushin 45 vjet punë.
Duke e respektuar këtë kohëzgjatje, në rast se populli voton në favor të iniciativës, atëherë centralet atomike Beznau 1 dhe II si dhe ai Mühleberg do të pushonin nga puna qysh në vitin 2017, shkruan srf.ch. Centrali atomik Gösgen në një rast të tillë do të “fikej” në vitin 2024 ndërsa ai Leibstadt në vitin 2029.
Aleanca “Për një braktisje të matur të energjisë atomike” përbëhet nga më shumë se 40 organizata dhe shoqata, transmeton albinfo.ch. Nga partitë e përfaqësuara në parlament, kjo iniciativë gëzon mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (SP/PS), asaj të Gjelbër dhe GLP (Grunliberale). Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e spektrit politik të vendit, gjegjësisht partitë e djathta dhe ato të qendrës: SVP/UDC, FDP/PLR, CVP/PDC dhe BDP e hedhin poshtë iniciativën.
Krahas votimit të përmendur në nivel nacional, ditën e sotme në Zvicër do të ketë votime për iniciativa kantonale në dhjetë kantone. Kështu, në Kantonin e Gjenevës do të votohet për ose kundër iniciativës që kërkon ndalimin e punës së shitoreve të dielave, në Kantonin e Bernës një iniciativë kërkon që spitalet në 14 vendet ku funksionojnë tash të vazhdojnë funksionimin edhe për së paku tetë vite të tjera.
Në Kantonin e Schaffhausen-it dhe atë të Thurgaut një iniciativë popullore kërkon që populli të ketë fjalën e fundit për hyrjen në fuqi të planeve të reja mësimore.
Në Kantonin Obwalden do të votohet për ose kundër kërkesë që ka bërë qeveria për heqjen e taksës së trashëgimisë dhe të dhurimit, përcjell albinfo.ch.
Krahas këtyre, në kantonet: Aargau, Basel-Stadt dhe Freiburg sot mbahet qarku i dytë i zgjedhjeve për qeveritë e kantoneve të përmendura.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













