Lajme
Esma Rexhepova, mbretëreshë e romëve nuk është më
Esma Rexhepova ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ka lindur më 1943 në Sutka, periferi rome e Shkupit. Karriera e saj filloi në vitin 1958, kur ajo mori pjesë në emisionin e radios “Mikrofoni është juaj” në kanalin kombëtar maqedonas. Aty ajo ra në vesh të muzikantit Stevo Teodosievski, i cili më në fund arriti t’i bindë prindërit e saj për ta marrë atë me vete.
Me “Ansambl Teodosievsk” zonjusha Esma Rexhepova promovohet në të gjitha skenat e botës, nga Nju-Jorku në Sydney e Paris, ku ajo ka luajtur edhe në sallën e njohur “Olimpia”. Në vitin 1968 ajo martohet me Stevon dhe themelon një shkollë të muzikës, ku i pret “fëmijët” e saj.
Esma Rexhepova ishte në Festivalin e parë botëror të muzikës rome, i mbajtur në vitin 1976 në Indi, ku filloi të këndojë me pseudonimin “Mbretëresha e romëve”. Me mbi 50 vjet karrierë mbresëlënëse, ajo ka dhënë rreth 12.000 koncerte. Është ndalur të këndojë mezi një vit, kur burri i saj vdiq më 1997, dhe më pas formon orkestrën “Teodosievski” me nxënës nga shkolla e saj, duke dhënë koncerte në mbarë botën.
Diva rome ishte e njohur për angazhimin e saj në aktivitete humanitare. Përveç fëmijëve që kishte mbledhur dhe edukuar bashkë me Stevo Teodosievskin, Esma Rexhepova ishte e përfshirë në shumë aktivitete shoqërore, duke përfshirë të drejtat e grave apo emancipimin i popullit rom. Ajo do të mbetet një nga ambasadoret më të mira të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














