Lajme
Çdo katër ditë nga një person i vrarë në Shqipëri
Mesatarisht një shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë vitit të kaluar, si pasojë e ngjarjeve të rënda kriminale
Viti 2016 është karakterizuar për vrasjet e shumta në Shqipëri, derisa motivet ishin të ndryshme, raporton albinfo.ch.
Mesatarisht 1 shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë vitit të kaluar, si pasojë e ngjarjeve të rënda kriminale. 85 ngjarje kriminale me pasojë vrasjen e 93 personave kanë ndodhur në Shqipëri gjatë vitit 2016, ka bërë të ditur ‘Abc News’.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit 2016 kanë gjetur vdekjen nga arma, thika, mbytjet apo sendet e forta 93 persona. Në këtë listë, nuk janë përfshirë rastet e vetëvrasjes apo edhe aksidentet me pasojë vdekjen, që fatkeqësisht kapin një shifër alarmante.
Nga vëzhgimi i ngjarjeve gjatë gjithë vitit 2016, rezulton se në 85 ngjarje kriminale, kanë gjetur vdekjen nga plumbat, goditjet me thikë, mbytjet apo sende të forta për ngjarje të caktuara qoftë edhe një sherr banal 93 persona.
Ajo që bie në sy gjatë vitit që lamë pas, rezulton se muaji janar ka pasur edhe numrin më të madh të ngjarjeve, 12 të tilla me më shumë viktima.
Ndërkaq, gjatë muajve shkurt, korrik, shtator, tetor dhe nëntor, kanë ndodhur nga 8 ngjarje kriminale ku viktimat janë ekzekutuar nga plumbi, nga thika apo kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës fizike me sende të forta.
Gjatë muajit gusht kanë ndodhur 7 ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e disa personave. Në 3 muaj të tjerë, marsi, prilli dhe dhjetori shënojnë nga 6 ngjarje të rënda kriminale ku numri i viktimave të plumbave, thikës apo mjeteve të forta është i lartë. Ndërsa muajt me më pak ngjarje kriminale, me viktima kanë qenë muaji maj me 2 ngjarje dhe qershori me 3 të tilla.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













