Lajme
Mediat franceze: Tirana, një bukuri që duhet vizituar
Tirana i ka të gjitha. Bregdetin e ka shumë afër, reliefin malor dhe gjallërinë e madhe që të ofron
Mediat e ndryshme ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për bukuritë e Shqipërisë dhe rekomandojnë që duhet vizituar gjithsesi gjatë vitit 2017, shkruan albinfo.ch.
Ditë më parë, “CNN” kishte shkruar se Shqipëria është njëra nga 17 shtetet që duhet vizituar, derisa tani në fokusin e mediave është kryeqyteti i saj, Tirana.
Është gazeta e përjavshme franceze “Telerama” e cila e vendos kryeqytetin e Shqipërisë si një ndër dhjetë qytetet që duhet vizituar këtë vit.
Tirana i ka të gjitha. Bregdetin e ka shumë afër, reliefin malor dhe gjallërinë e madhe që të ofron.
“Në vitin 2017, të huajt duhet ta shikojnë nga afër! Pas viteve të gjata nën mbylljen e regjimit komunist, Shqipëria mund të jetë destinacioni që nuk duhet humbur sot. Pikat e forta të saj: a) bregdeti Adriatik, një ëndërr që vazhdon deri në Mal të Zi, një zonë e thellë malore për ecje dhe kryeqytetin, Tiranën, të gjallë ku shihen ende të gjalla gjurmët osmane, dhe ndërtesat e modës italiane. Për t’u zbuluar!”, shkruan francezja “Telerama”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














