Shkurt.ch
Cyrihu, qendra financiare numër 2 në Evropë
Është e vërtetë se Cyrihu është qendra financiare e Zvicrës, por edhe në një krahasim ndërkombëtar rangohet në Evropë menjëherë pas Londrës. Këtë e tregon një studim i realizuar nga ndërmarrja hulumtuese “BAK Basel”.
Regjioni i Cyrihut ka kontribuar më 2015 me 44 për qind të vlerës totale të shtuar të sektorit financiar zviceran. Kështu, qendra financiare e Cyrihut, si për bankat, sigurimet dhe shërbime të tjera financiare, është larg nga Schwyzi dhe Zugu.
Vlera e sektorit financiar të Cyrihut ishte 26.5 miliardë franga, 45 për qind e të cilave erdhën nga bankat dhe 44 për qind nga sigurimet. Kjo përfaqëson rreth 17 për qind të produktit të brendshëm bruto regjional. Për më tepër, pothuajse një në dhjetë persona kanë punuar në sektorin financiar.
Indeksi global për qendrat financiare, i cili vlerëson konkurrencën e qendrave financiare në mbarë botën, e rangon Cyrihun në pozitën e fundit, të nëntë. Ndërsa në Evropë Cyrihu vjen menjëherë pas Londrës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














