Shkurt.ch
SVP/UDC fushatë të vjetër me strategji të re
SVP/UDC është nisur për pushtimin e votave për zgjedhjet federale 2011, këtë herë kërkon t’i josh gratë urbane
S’ ka më dele të zeza, korba dhe afishe të tjera tronditëse: parulla e re e partisë SVP/UDC luan me kartën e humorit sex-y në reklamën e saj të fundit.
Ngjarja ndodh gjatë verës në një liqen të kantonin e Schwyz-it. Një djalosh me një trup marramendës vjen me çantën e tij në plazhin e liqenit, nën sytë e interesuar të tri zonjave të reja dhe me bukuri të rrallë. Ndërsa zhvishet në sytë e bukurosheve, shpalos peshqirin e tij, dhe … zhgënjimi i admiruesve të tij bën që ato menjëherë largohen. Peshqiri i tregon ngjyrat e flamurit të Evropës. “Zviceranet votojnë SVP/UDC», përfundon spoti publicitar.
Reklama u drejtohet grave
Me këtë video UDC synon një segment të tregut të ndryshëm nga fushatat e tij të mëparshme. Ai u drejtohet “shumicës të grave të reja urbane”, thotë Silvia Baer, zëvendëse e sekretarit të përgjithshëm si dhe përgjegjëse e fushatës për zgjedhjet 2011 për SVP/UDC.
SVP/UDC nuk ka pranuar të japë çmimin e kostos për këtë fushatë, të realizuar nga produktori i Cyrihut, Stephan Klameth.
Tashmë e dukshme në You tube, kjo video do të transmetohet javët e ardhshme në sallat e kinemave në tërë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












