Tematike
Shumica e makinave janë dyfish të siguruara
Dy të tretat e personave me makina zvicerane besojnë se popullata është tepër e siguruar, sipas një sondazhi nga comparis.ch. Por vetëm 18% konsiderojnë veten të jenë tepër të mbuluar nga sigurimet. Hulumtimi vë në shenjë se automjetet motorike janë të stërsiguruara.
Anketa vë në pah shtesat e sigurimit të panevojshme për automjete. Për shembull, një e treta e të anketuarve kanë bërë një sigurim i cili i mbulon dëmet e parkimit. Edhe pse ky dëm është i mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm (Sigruirmi RC-Responsabilité civile).
Sigurimi për pasagjerët e makinës përbën një sigurim shtesë, po ashtu i panevojshëm. Çdo person me vendbanim në Zvicër është i detyruar të sigurohet kundër aksidenteve. Pavarësisht nga kjo, 62% thonë se kanë kontraktuar një sigurim për pasagjerët e makinës së tyre.
Për të shpjeguar këtë situatë, anketa tregon se gati dy të tretat e të anketuarve nuk kanë shqyrtuar mbulimin e sigurimin të tyre që prej blerjes së automjetit të tyre. Dhe vetëm një në njëmbëdhjetë analizon rregullisht mbulimin e sigurimit të tij për të vlerësuar a është i përshtatshëm apo i panevojshëm.
Studimi u krye në fund të korrikut nga Instituti GfK në 1200 persona me automjete.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












