Lajme
Nëse hiqen taksat, joshen investitorët në Kosovë
Organizatat ekonomike në Kosovë shtrojnë nevojën urgjente të finalizimit të pakos së re fiskale.
Bëhet fjalë për pakon, ku është përfshirë futja në fuqi e pushimeve tatimore dhe zgjerimi i listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore. Siç raportojnë mediat në Prishtinë, të dy këto pika, sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, janë shumë të domosdoshme të hyjnë sa më shpejt në fuqi për shkak të krijimit të një ambienti më të favorshëm për investitorët, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket pushimeve tatimore, Qeveria e Kosovës gati dy vjet më parë kishte marrë vendim që të ketë pushime nga taksat për të gjitha investimet e reja, tre deri në shtatë vjet. Por, që një vendim i tillë nuk kishte hyrë në fuqi asnjëherë, duke bërë që edhe investitorët e huaj të mos e shohin Kosovën si vend atraktiv për investime.
Rënia e investimeve të huaja dhe zbehja e interesimit të kompanive të huaja që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë ishte mjaft e theksuar në vitin që lëmë pas.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës tregojnë se deri në muajin shtator të vitit 2016 shuma e investimeve të huaja ka qenë 184 milionë euro. Kurse në vitin 2015 investimet ndërkombëtare kanë qenë rreth 320 milionë euro.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











