Kulturë

Petrit Halilaj

Artist

Ekspozita në St. Gallen e artistit të ri shqiptar me qëndrim në Gjermani, Petrit Halilaj ka bërë jehonë të mirë në mediet e këtushme. Një shkrim mjaft gjithëpërfshirës dhe i thelluar, është ai i studiueses së artit Kristin Schmidt, i botuar në “St.galler Tagblatt”, të cilin, me pak shkurtime po e sjellim në gjuhën shqipe.

Një stoli e shtrirë nga çeliku, brenda e zgavruar, në një pikë e ndërprerë, i mbushur me pluhur tullash, një tjetër stoli e varur në mur – një skulpturë minimale? Skajet e hapura janë të lidhura me një gyp. A nuk duken këto si vathë gjigantë veshësh?

Kubet metalike të mbushur me mbetje dheu ngjyrë hiri radhiten në gjerdanin mbidimensional. Rombet me strukturë filigrane të brendshme dhe përplot pluhur guri të verdhë të kujtojnë po ashtu gurët e vathëve. Vizitorët, tek zbulojnë formën dhe pozitën e punimeve e zhyten tashmë në përmbajtjet e tyre.

Të gjitha punimet në sallën e parë mbështeten në modele reale: Petrit Halilaj tregon kështu pjesë të stolive të nënës së tij, të zmadhuara njëqindfish. Ai po ashtu jo vetëm tematizon në një mënyrë subtile dhe mbresëlënëse biografinë e vet por realizon një punë evokuese në kontekstin evropian. Halilaj është i lindur në vitin 1986 në Kosovë. Gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) nëna e tij kishte groposur nën dhè stolitë e saj dhe vizatimet fëmijërore të të birit për t`i mbrojtur nga vandalët.

Oborri dhe gërmadha e shtëpisë familjare të shkatërruar përshkojnë krijimtarinë e artistit si referenca në trajta të tablove dhe elementeve reale. Kështu, ai ka transportuar dhe transformuar mbetje nga shtëpia e tij në ekspozitën në St. Gallen.

Instilacionet e Halilajt, duke u nisur nga historitë e tij personale, qelin hapësira të gjera asociimi. Po kjo vlen edhe për videon “Who does the earth belong to while painting dhe wind?”. Kushdo që do të ulet në gurët e shtëpisë, të cilët, të vendosur në galeri, formojnë vende për ulje do të shikojë ambientin rreth shtëpisë. Një peizazh kodrinor me barishte dhe lule, me brumbuj që çiftëzohen, një merimangë, flutura. Natyra paraqitet e paprekur, sikur të mos kishte qenë kurrë ndonjëherë ndryshe veç se idilike.

Ndërmjet tyre përftojnë fotografitë që e tregojnë Petritin 13 vjeçar të ulur në një dru qershie, pak kohë pas kthimit nga kampi i refugjatëve. Gjithçka e mëhershme duket sikur është harruar ndërkohë që nuk është ashtu. Në shikimet e pafrenuara, jo patetike është ruajtur çdo gjë, pa u sforcuar.

As njohja e sfondit të punimeve të tij nuk t`i kufizon mundësitë e reflektimit. Veç kësaj, këto punime të ofrojnë edhe në rrafshin formal-estetik të ofrojnë një numër qasjesh. Këtu, në mënyrë krejtësisht të drejtpërdrejtë, e kaluara shndërrohet në material pune e artistit: Nga shkatërrimi, te Petrit Halilaj krijohet e reja.

Ekspozita në Kunsthalle St.Gallen do të qëndrojë e hapur deri më 23 shtator.

 Biografi e shkurt

  • Emri, Mbiemri Petrit Halilaj
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Berlin-Gjermani
  • Profesioni:Artist

  WHO’S WHO të tjera