Shkurt.ch
Një shofer autobusi e keqpërdor seksualisht një adoleshente
Një burrë është gjykuar për abuzim seksual të një vajze 13-vjeçare. Ai ia kishte vënë syrin vajzës në autobus, e cila shkonte në shkollë.
Një shofer autobusi shkollor e ka humbur punën e tij dhe është i regjistruar me një të kaluar kriminale. Në vitin 2015, 38-vjeçari e kishte puthur dhe ledhatuar një nxënëse të moshës 13-vjeçare, të cilën e dërgonte me autobus në shkollë në Vaudin verior. I demaskuar nga nëna, ai përfundoi në gjykatë, ndërsa vajza mbetet e traumatizuar.
Historia kishte filluar në fund të vitit 2014, kur adoleshentja i ka ofruar një kuti me çokollata për pushimet e fundvitit. Shoferi i ka dhuruar ëmbëlsira dhe ia ka dhënë numrin e tij të telefonit. Që të dytë kanë shkëmbyer derisa i janë afruar njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur të paktën dy herë. Kur ata kanë qenë vetëm në autobus, shoferi e ka puthur dhe e ka ledhatuar nxënësen 13-vjeçare, e cila kishte rënë në dashuri me të.
Shkëmbimet me SMS që pasuan tregojnë se shoferi dëshironte që vogëlushja të shkojë në shtëpinë e tij për të fjetur.
Pas ankesës së nënës, ai arrestohet dhe pohon se adoleshentja e kishte shtyrë deri aty. Nuk ka munguar tentimi që t’i relativizojë gjërat dhe të shfajësohet, sipas prokurorit. Është dënuar me 120 ditë me pagesë dhe me kusht për tre vjet. I akuzuari, një francez, është zhdukur që nga ajo ditë.
Vajza e lartpërmendur, e cila ishte shumë e gjallë dhe e ndritshme përpara incidentit, ka tentuar të bëjë vetëvrasje në autobusin ku ka ndodhur ngjarja dhe është shtrirë në spital për tri javë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












