Lajme
Frontex nis patrullimet në Maqedoni
Oficerë të agjencisë së kufirit evropian, FRONTEX, kanë filluar misionin e patrullimit kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë, njoftuan mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
“Të paktën 30 oficerë janë dislokuar për të mos lejuar emigrantët të kalojnë kufirin dhe për të vijuar më pas drejt veriut përgjatë rrugëve tashmë të mbyllura ballkanike për fluksin e emigrantëve”, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar kufiri greko-maqedonas tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, pasi mijëra emigrantë u grumbulluan në kampe të improvizuara refugjatësh në fshatin Idomeni, në anën greke të kufirit.
Autoritetet greke e mbyllën kampin në muajin maj të vitit të kaluar.
Rreth 65 mijë refugjatë presin ende në Greqi me shpresën për të vijuar udhëtimin për në Evropë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












