Shkurt.ch
Berlini kërkon sqarime nga Berna për ristartimin e centralit nuklear
Ministria gjermane për Mjedisin dhe Sigurinë Nukleare ka kërkuar edhe zyrtarisht sqarime nga autoritetet zvicerane për zhvillimet rreth centralit bërthamor në Lajbshtad, në kufi me Gjermaninë. Pas një ndërprerjeje prej gjashtë muajsh, të premten ishte aktivizuar dhe ishte shuar menjëherë sërish.
Gjermania nga Zvicra kërkon informacione pse shtatë orë pas ristartimit, centrali i indërtuar në vitin 1984 u mbyll përsëri, transmeton albinfo.ch.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, reaktori bërthamor ishte ndezur në 17.30 të premten, por pasi operatori ka vënë re probleme në sistemin për filtrimin e gazrave nga kondensatori, është vendosur që centrali të mbyllet.
Sipas autoriteteve zvicerane dhe operatorit të centralit, ky incident nuk ka të bëjë me arsyet për përjashtimin e energjisë bërthamore në gusht të vitit të kaluar, kur testet kanë treguar gjurmë të oksidimit të reaktorit.
“Do të donim t’i dinim të gjitha arsyet teknike që çuan në vendimin për të rifilluar punën centrali nuklear”, tha sekretarja shtetërore në Ministrisë gjermane të Mjedisit dhe Sigurisë Nukleare, Rita Schwarzelühr-Shutter.
Më parë, rifillimi i centralit nuklear është kritikuar nga organizata “Greenpeace” dhe ishte iniciuar një peticion kundër hapjes, nënshkruar nga mbi 16 mijë njerëz dhe 12 organizata joqeveritare zvicerane dhe gjermane.
Lajbshtad është një nga pesë impiantet nukleare zvicerane.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












