Tematike
Qytetet, në ofensivë për të pajisur të huajt me pasaporta zvicerane
Pas Cyrihut, St. Galleni do ta shqyrtojë këtë në mbledhjen e ardhshme të këshillit për natyralizim ndërsa edhe në Lucern po planifikohet diçka e tillë ndërsa në Bazel është bërë një provë vitin e kaluar
Ajo që në Gjenevë dhe në pjesë tjera frankofone të Zvicrës është bërë me kohë praktikë, pritet të fillojë edhe në qytete të Zvicrës gjermane: nxitja e të huajve që të marrin pasaportën zvicerane, shkruan 20minuten.ch. Deri në verën që vjen, rreth 40 mijë banorë të Cyrihut me pasaportë të huaj do të marrin një letër të dërguar personalisht nga kryebashkiakja e qytetit, Corine Mauch. Brenda zarfit do të ketë një informacion mbi kushtet që këta persona i kanë plotësuar për t`u natyralizuar, transmeton albinfo.ch. Dhe, ky shembull duket se do të ndiqet edhe nga qytete tjera të mëdha të Zvicrës.
St. Galleni do ta shqyrtojë këtë në mbledhjen e ardhshme të këshillit për natyralizim ndërsa edhe në Lucern po planifikohet që të huajt që i plotësojnë kushtet të njoftohen në mënyrë më “proaktive”, lidhur me këtë. Ndërsa qyteti i Bazelit, për shumëçka avangardë në Zvicrën Gjermane, vitin e kaluar u ka dërguar letra 1400 personave që i plotësojnë kriteret, ku ua ka bërë me dije mundësinë që kanë për të kërkuar natyralizimin.
Zëdhënësi i kryetares së Cyrihut, Nat Bächtold e shpjegon kështu aksionin që ka ndërmarrë shefja e tij: “Sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në vendosje, aq më shumë forcohet sistemi ynë i demokracisë së drejtpërdrejtë”.
Aktualisht çdo i tretoi banor i qytetit të Cyrihut nuk ka pasaportë zvicerane prej të cilëve 40 mijë jetojnë aq gjatë këtu sa të kenë të drejtë për të marrë pasaportën e kuqe. Dhe pikërisht atyre u drejtohen letrat e përmendura të kryetares.
Mobilizimi i qyteteve në këtë ofensivë është i kuptueshëm: nga 1 janari 2018 do të vlejë ligji i ri mbi natyralizimin. Për këtë arsye Këshilli Federal dhe drejtorët kantonalë të drejtësisë i kanë inkurajuar komunat që t`i njoftojnë në mënyrë aktive të huajt lidhur me mundësinë e natyralizimit.
Por, ndërkohë që politikanë socialdemokratë si deputeti Cedric Wermuth nga Aargau e përshëndesin këtë ofensivë, kolegët e tij nga partitë e djathta janë kundër. Kështu deputeti nga SVP, Claudio Zanetti e konsideron huqje këtë aksion letrash. Ai madje duke argumentuar se “synimi për të natyralizuar sa më shumë të huaj mund të rezultojë me rreziqe” nuk harron pa përmendur se “qyteti i Cyrihut tashmë është djegur duke i dhënë pasaportën kosovarit Jeton G., i cili pastaj qe bërë i njohur si vrasës i një truproje.
Ndërsa Reto Nause nga CVP-ja, shef për çështjet e sigurisë në qytetin e Bernës e konsideron “simpatike” por shumë delikate iniciativën e Mauch. Sipas tij, t`u dërgosh letër të gjithë të huajve vetëm pse e kanë përmbushur një kriter për pasaportë, atë të kohës së qëndrimit në Zvicër dhe në qytetin përkatës është zgjidhje gjysmake. Kjo për faktin se veç afatit, parashihen edhe kritere të tjera. Nisur nga kjo, qyteti i Bernës nuk do ta ndjekë këtë praktikë. Në vend të kësaj, Berna ofron aktivitete të rregullta informative.
Ligji i ri për natyralizimin nga njëra anë e lehtëson atë, duke e zbritur në 10vjet nga 12 sa është tash kushtin për kohën e nevojshme të qëndrimit në Zvicër. Por nga ana tjetër e ashpërson atë pasi që me të renë, kusht për të kërkuar pasaportën zvicerane është pasja e vizës C. Deri tash, me plotësimin e kriterit të kohës (12 vjet), natyralizimi ka qenë i mundur edhe për të huajt që kanë vetëm vizën B.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












