Shkurt.ch
Zvicra, e vendosur të kthejë paratë e bllokuara të diktatorëve
Që nga viti 2003, Zvicra u ka kthyer vendeve përkatëse 1.7 miliardë franga nga paratë e diktatorëve të tyre
Zvicra dëshiron të fillojë procesin e ndihmës juridike për Tunizinë dhe Egjiptin për t`ua kthyer këtyre vendeve sa më shpejtë paratë e bllokuara në këtë vend, të ish presidentëve Ben Ali dhe Mubarak.
Sa i përket Egjiptit, ka probleme teknike në këtë drejtim, ka thënë ambasadori i Zvicrës në këtë vend, Zellweger.
Ai ka shtuar se Zvicra është qendra e shtatë financiare në botë për nga fuqia, mirëpo deri më tash ka kthyer më shumë nga të gjitha vendet tjera, para të bllokuara të diktatorëve të vendeve të ndryshme.
Që nga viti 2003, kur qe rrëzuar presidenti i Filipineve, Markos, e deri më tash, Zvicra u ka kthyer vendeve përkatëse 1.7 miliardë franga nga paratë e diktatorëve të tyre . Ndërkaq, që nga fillim i i trazirave në vendet arabe, janë bllokuar më shumë se 1 miliard franga të diktatorëve të atjeshëm nëpër bankat e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










