Shkurt.ch
Dy herë më shumë aksidente nëpër stacione trenash
Vitin e kaluar janë regjistruar 27 aksidente nëpër stacione trenash në Zvicër. Kjo është dy herë më shumë se një vit më parë (14). Krahasimi afatgjatë e bën rritjen edhe më të madhe: në pesë vjetët e fundit statistikat e raportit për sigurinë e transportit publik kanë treguar një mesatare prej 19 rasteve.
Rritja e papritur e incidenteve është e habitshme, pasi më 2016 janë shënuar më pak aksidente se në pesë vjetët e fundit. Sipas studimit të kryer nga “Sonntagszeitung”, ekspertët e sigurisë nga qeveria federale tani janë duke analizuar shkaktarët e aksidenteve. “Deri tani ne kemi gjetur se aksidentet nuk janë të kufizuara në një rajon të caktuar”, thotë Gregor Saladin.
Aksidentet kanë ndodhur shpesh, sepse njerëzit kaluan binarët qëllimisht, shëtitnin pranë tyre ose ishin shumë afër stacioneve të trenit. Këto vëzhgime përkojnë me vërejtjet e operatorëve hekurudhorë. “Është e frikshme se sa shpesh njerëzit janë shëtitës rreth vijave të bardha të sigurisë nëpër stacione trenash”, thotë Ursel Kalin, zëdhënëse zvicerane e linjave jugore të hekurudhave ((SOB)).
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














