Shkurt.ch
Deshi t`i fusë në Zvicër 261 merimanga të mëdha!
Pas kontrollimit të bërë në shtëpinë e zviceranit, hetuesit kishin gjetur edhe 665 merimanga tjera
Një zviceran kishte provuar të kontrabandonte në Zvicër, përmes Aeroportit të Cyrihut një bagazh me plot 261 merimanga të mëdha, të tipit Tarantula. Kjo ka ndodhur në muajin gusht, ndërsa është bërë e ditur të mërkurën nga autoritetet e doganës së Zvicrës.
Personi në fjalë po udhëtonte nga Republika Dominikane. Lloji i merimangave që kishte futur ai në Zvicër ishte i parrezikshëm për njerëzit, por, nga ana tjetër vetë merimangat e atij lloji janë të mbrojtura me ligj.
Pas kontrollimit të bërë në shtëpinë e zviceranit, hetuesit kishin gjetur edhe 665 merimanga tjera të mëdha.
Që të gjitha ato janë marrë dhe strehuar fillimisht në Kopshtin Zoologjik të Cyrihut, prej nga pastaj janë vendosur në një vend tjetër.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












