Lajme
Ferizajasit inkurajohen të mësojnë gjuhën gjermane
Në një aktivitet të zhvilluar në Ferizaj, të rinjtë ferizajas kanë pasur mundësi të njihen me format e përfitimit të bursave për studime në Gjermani gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka inkurajuar të rinjtë ferizajas që të mësojnë gjuhën gjermane, pasi i hapin rrugën e studimeve dhe integrimeve pro perëndimore, njofton albinfo.ch.
Në një aktivitet të zhvilluar në Ferizaj, të rinjtë ferizajas kanë pasur mundësi të njihen me format e përfitimit të bursave për studime në Gjermani gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, raportojnë mediat lokale.
“Është një aktivitet i mirëorganizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë që ka të bëjë me ditët e gjuhës gjermane me qëllim edhe të mësimit të gjuhës gjermane, por edhe të njohjes së kësaj gjuhe për qëllime studimi në Gjermani. Testet që i shoh këtu tregojnë për disa pyetje që në një mënyrë flasin për interesimin e të rinjve për mësimin e kësaj gjuhe të rëndësishme të komunikimit në Evropë edhe për çështje të lehtësimit të proceseve integruese në të cilat synon të integrohet Kosova”, ka thënë Svarqa.
Interesimi i të rinjve ka qenë i madh, derisa ky aktivitet do të zhvillohet edhe në qytete tjera të Kosovës.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














