Kultura
Artisti shqiptar që impresionoi në Venecia
I lindur në Kostërc të Kosovës, ai me art filloi në moshën 13-vjeçare kur ishte në kampin e Kukësit gjatë luftës në Kosovë
Në Bienalen e Venecias u dallua një artist shqiptar. Ai është Petrit Halilaj, i cilu u nderua me çmimin “përmendje të veçantë” për kontributin e tij si artist.
I lindur në Kostërc të Kosovës, ai me art filloi në moshën 13-vjeçare kur ishte në kampin e Kukësit gjatë luftës në Kosovë. Halilaj rrëfen për “Deutsche Wellen” se hapat e parë ishin vizatimet në disa fletë të bardha që ia kishte ofruar psikologu italian në kamp, Giacomo Poli.
Ai asnjëherë nuk e harron vendlindjen. “I kam ende të gjalla kujtimet nga fshati Kostërc, jeta atje, natyra, oborret, pulat”, ka thënë ai.
Artisti nga Kosova jeton në Bozzolo, Prishtinë dhe Berlin. Ai thotë se shpesh shkon në vendlindje dhe kjo lidhje është e fortë.
Në vitin 2015, Galeria Federale e Artit në Bonn hapi dyert për një ekspozitë të plotë me artistin e ri, nga data 6 mars deri më 15 tetor 2015 me një titull poetik e të pazakontë si vetë rruga e artistit: “She, fully turning around, became terrestrial” – “Ajo, me një rrotullim të plotë, u bë tokësore”.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













