Lajme
Partitë u premtojnë tenderë bizneseve nga financohen
Sipas analistëve kjo mbështetje e bizneseve do t’iu kthehet më vonë, duke i favorizuar në tenderët e ndryshëm më vonë
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor, derisa fushata do të zgjat për dhjetë ditë.
Por, fushatë nuk po bëjnë vetëm partitë politike, por edhe bizneset, duke i mbështetur partitë politike, raporton ‘Evropa e Lirë’.
Megjithatë, sipas analistëve kjo mbështetje e bizneseve do t’iu kthehet më vonë, duke i favorizuar në tenderët e ndryshëm më vonë, përcjell albinfo.ch.
Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, partitë po shpenzojnë shumë gjatë fushatës, madje edhe me shpenzime luksi.
Sipas ligjit një parti politike duhet të shpenzojmë deri në 950 mijë euro, dhe nëse rast se kalon këtë limit, atëherë duhet të dënohet. Kuvendi i Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për Partitë Parlamentare në Kosovë.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pranojnë se bizneset, kryesisht ato që konsiderohen të mëdha, financojnë fushatat e partive politike, madje edhe punëtorët duhet të votojnë për parti të caktuara.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













