Sport
Gala mbrëmje në Nju Jork me Lorik Canën dhe kongresmenin Eliot Engel
Kjo mbrëmje do të organizohet nga fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) dhe mbrëmja e titulluar “Kosova on the World Stage” do t’i vë në pah të arriturat e programit KAEF dhe ato të Kosovës në skenën ndërkombëtare
Më 25 maj në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet një Gala mbrëmje për Kosovën, ku në mesin e të ftuarve do të jenë Lorik Cana dhe kongresmeni Eliot Engel, raporton albinfo.ch.
Kjo mbrëmje do të organizohet nga fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) dhe mbrëmja e titulluar “Kosova on the World Stage” do t’i vë në pah të arriturat e programit KAEF dhe ato të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Qëllimi i kësaj mbrëmjeje është të shikohen të arritur e Kosovës në fusha të ndryshme. Studentët e KAEF-it dhe mysafirët e ngjarjes janë ata të cilët po e përforcojnë në vazhdimësi imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
I themeluar në vitin 2004, programi i KAEF-it, ka ofruar rreth 90 bursa të nivelit master për studentët nga Kosova.
“Programi KAEF ka nderin që të ketë mbështetjen e yllit të futbollit, Lorik Cana dhe të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, të cilët si mysafirë të veçantë do të mbajnë fjalimet kryesore në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje, KAEF-i do të prezantojë çmimin vjetor të dytë me radhë “David Gotaas Community Supporter Award”.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














